Sport

Veseli: Stadiumi Olimpik do të ndërtohet në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 00:39 | 28 October 2017

Sipas Veselit, Kosova do të ketë stadiumin më të bukur Olimpik në Drenas.

“Hungaria do ta ndihmojë Kosovën në ndërtimin e Stadiumit Olimpik në Drenas si dhe do ta ndihmojë në rregullimin e atij të Mitrovicës dhe të Prishtinës”.

Kështu tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë pjesëmarrjes në konferencën e tetë të kryetarëve të Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Budapest, shkruan Gazeta Express.

-Advertisement-

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve kohë më parë kishte përcaktuar lokacion Bërnicën e Poshtme, që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës, në një hapësirë prej rreth 38 hektarësh. Kurse Veseli tani e thotë të kundërtën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera