Lajme

Veseli: S’bëhet nami edhe me shku në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 05 December 2017

I pari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar lidhur me çështjen e demarkacionit , duke shprehur qëndrimin e njëjtë se PDK do të votojë pro kësaj marrëveshje.

Sipas Veselit sado që disa politikanë po vazhdojnë të vonojnë këtë proces, në fund do të jenë pikërisht ata të cilët do të binden se duhet votuar.

“Edhe politikanët që po e sjellin e po stërsjëllin do të vijnë në situatë që do të votojnë atë.Ishalla nuk vonon më shumë.Edhe nëse 10 vite nuk kemi me e vendos, përsëri në fund do të votohet.PDK-ja dihet qëndrimi i saj se do të votojë këtë marrëveshje”, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Sipas Veselit demarkacioni nuk e ka rrëzu Qeverinë e kaluar por e ka rrëzuar mos marrja e vendimeve.

“Është një qëndrim, por nuk e ka rrëzu qeverinë e kaluar demarkacioni. Është çështja e mungesës së vendimmarrjes. Kemi qëndrime të qarta politike, si PDK nuk do të përsërisë. Nuk jam këtu vetëm me fitu vota, s ‘bëhet name edhe me shku në opozitë. Po e dëmtojmë shtetin tonë me mos caktimin e kufijve tanë. Kosova duhet t’i ketë gjithsesi kufijtë e vetë përmes saj mund të integrohemi brenda BE-së dhe NATO-s. Jemi të vetmit që s’kemi liberalizim të vizave. Duhet të definohet është në interesin strategjik të Kosovës”, ka përfunduar ai./

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera