Lajme

Veseli – Qunit: Flasim kur të duash e si të duash, pas seancës!

Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 10 May 2017

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është përgjigjur deputetit nga radhët e LDK-së, Anton Quni, pasi që ky i fundit ia përcjelli një varg akuzash për punën e tij edhe si Kryeparlamentar por edhe gjatë kohës së luftës.

Pas përfundimit të fjalimit të deputetit Quni, ka reaguar i pari i Kuvendit Veseli duke i thënë ati se për të gjitha ato që i tha mund të flasin pas seancës së mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, raporton GazetaBlic.

“Nuk e di a fole si profet a si hero, por ne e vazhdojmë seancën e për këto që i përmende flasim kur të duash e si të duash”, tha Veseli.

-Advertisement-

Seanca për mocion ndaj Qeverisë është thirrur nga tri partitë opozitare, VV, AAK dhe NISMA.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera