Lajme

Veseli premton pastrimin e listave të veteranëve

Autori: Anita Krasniqi 19:12 | 11 September 2019

Të merkurën organizata e veteranëve të luftës lëshuan një reagim ku thanë se janë shpeshtuar rastet e lëshimit të certifikatave në emër të komisionit për veteranë të rrejshëm.

Diskutime të mëdha ka pasur edhe për numrin e saktë se sa veteranë të UÇK-së ka Kosova, shkruan Gazeta inFokus.

Por kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka premtuar se do t’i pastroj listat e veteranëve.

-Advertisement-

Ai këtë premtim e bëri para qytetarëve të Drenicës.

“Në Drenicën heroike, me disa bashkëluftëtarë të mi, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës, si subjekt politik i dalë nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do ta përfundojë atë që tashmë unë e kam nisur, pastrimin e listave të veteranëve të UÇK-së”, ka thënë ai.

Veseli ka thënë se nuk do e lejoj askënd të abuzoj me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në raportin e punës së zëvendësministrit të punës Abdyl Imeri të cilin ai e kishte dorëzuar tek kryeministri Haradinaj bëhet e ditur se gjithsej janë 38 mijë e 253 veteranë që marrin pensionin.

Por ish-prokurori i dorëhequr Elez Blakaj kishte hedhur dyshime se mbi 19 mijë veteranë në këto lista janë të rrejshëm./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera