Veseli i përgjigjet Hashim Thaçit për “gylenistët” (Video)
Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 01 April 2018
“Do të shkarkohet çdo kush që ka përgjegjësi, për arsye se ne nuk jemi këtu të përfaqësojmë partitë tonë politike, por jemi të përfaqësojmë vlerat e popullit tonë që janë vlera civilizuese perëndimore”, u shpreh Kryetari i PDK’së një ditë pasi Presidenti Hashim Thaçi akuzoi Veselin dhe Haradinaju se po u ikin përgjegjësive institucionale duke u deklaruar se s’kanë qenë të njoftuar.
Kryetari i Kuvendit dhe PDK-së, Kadri Veseli, ka siguruar se ngjarjet si ajo me deportimin e gjashtë shtetasve turq nuk do të përsëriten asnjëherë. Derisa, kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund dhe secili do të marrë përgjegjësinë e vet për këtë gabim të patolerueshëm.
Madje ai thotë se po të ishte ministri i Punëve të Brendshme nga radhët e PDK-së do ta shkarkonte për dy minuta.
Në një intervistë për KosovaPress, kreu i legjislativit thotë të jetë ndier i turpëruar me mënyrën e arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq për në Turqi. Ai u ka kërkuar falje familjarëve të të arrestuarve për këtë defekt të institucioneve, derisa ka siguruar se një veprim i tillë nuk do të përsëritet më asnjëherë.
Madje, sipas Veselit një veprim i tillë nuk përkon as me traditën e popullit shqiptar, por as me procedurat ligjore të aplikueshme në Kosovë.
Veseli thekson se nuk do duhej të ndodhte një akt i tillë, pa dijeninë e krerëve të institucioneve.
Kryetari i Kuvendit, u shpreh se ai nuk i ikë përgjegjësisë dhe do ta marrë përgjegjësinë që i takon sepse kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund. Ai e quan të patolerueshme që ai të mos ketë qenë në dijeni për një veprim të tillë të AKI-së dhe Policisë.
Veseli ka vlerësuar se nuk do të ndalen vetëm me shkarkimin e dy njerëzve, këtë rast ministrin e Punëve të Brendshme dhe drejtorin e AKI-së. Madje, thotë se po të ishte nga partia e tij, ministrin e MPB-së do ta shkarkonte për dy minuta.
“Më vjen keq që nuk ka qenë zyrtar i partisë sime ministri përkatës, se e kisha shkarkuar brenda dy minutave në momentin që e kam marrë vesh, madje nuk do të guxonte të ndodhte fare ajo. Do të shkarkohet çdo kush që ka përgjegjësi, për arsye se ne nuk jemi këtu të përfaqësojmë partitë tonë politike, por jemi të përfaqësojmë vlerat e popullit tonë që janë vlera civilizuese perëndimore”, u shpreh Veseli.
Kreu i Kuvendit, ka folur edhe për arrestimin e Marko Gjuriqit nga Policia e Kosovës të hënën që shkoi, i cili hyri pa leje në Kosovë. Veseli e ka quajtur veprim ligjore dhe të cilin e mbështetë fuqishëm.
Kreu i legjislativit e ka vlerësuar lart operacionin policor duke thënë se është Policia më profesionale, duke kryer operacionin pa lënduar askënd, pavarësisht rrezikut që ka qenë për shkëmbim zjarri dhe refuzimit për t’u futur brenda.
Veseli tha se qëndron qind për qind mbrapa vendimeve dhe veprimeve të Policisë, derisa sipas tij, të gjithë ata që kanë rezistuar do të përgjigjen secili qoftë ministër, qoftë kushdo tjetër.
Ndërsa, e ka quajtur të parealizueshme idenë e serbëve që ta bosnjëzojnë Kosovën, duke tentuar që pa pëlqimin e institucioneve të Kosovës të themelojnë Asociacionin.
Megjithatë, Veseli shton se Asociacioni do të formohet, por se vetëm në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Derisa, ka akuzuar Vetëvendosjen për veprime të cilat po i ndihmojnë kauzës së Serbisë për bosnjëzimin e Kosovës apo ndarjes së saj.
Kryetari i Kuvendit në intervistë për Kosovapress ka folur edhe për liberalizimin e vizave, punën e Kuvendit, reformën e PDK-së, e të cilat do të botohen nesër./KosovaPress/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...