Veseli për VV-në: Pesë vite janë munduar të shkulin edhe shtetin për të ardhur në pushtet
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 10 December 2019
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, pas intervistimit në Dhomat e Specializuara, nga Haga ka dhënë një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.
Veseli ka thënë se ka qenë korrekt ndaj Hagës duke iu përgjigjur ftesës për intervistim, duke thënë se ka përfunduar për atë që është ftuar.
“Dua të jem korrekt të mos bëj deklarata publike, pasi jam edhe politikan”, ka thënë Veseli, duke qenë i rezervuar nga ajo që është pyetur në Hagë, përcjell Telegrafi.
Kryetari i PDK-së ka thënë se historia do të tregojë nëse ishte i drejtë themelimi i Gjykatës Speciale, por sipas tij historia tregon se krime në Kosovë ka bërë Serbia.
Veseli ka thënë se e sheh si zhvillim pozitiv edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur pas zgjedhjeve parlamentare “në kuptimin që do të vërtetohen disa çështje se a ka pasur artificializma dhe manipulime në realitetet në të cilat kemi kaluar”.
Ai ka thënë se kjo shoqëri duhet të shkojë para, por sipas tij “jo me urrejtje, papjekuri e emocione”.
“Shumë shpejt do të shihet e vërteta dhe drejtimi të cilin duhet të shkojmë”.
Sipas tij, prej pesë vitesh sa ai ka qenë në krye të Kuvendit “ata janë munduar të shkulin edhe shtetin për të ardhur në pushtet. Të shohim tani a po ndryshojnë rrënjësisht për ato që janë trumpetuar”.
I pari i PDK-së ka përmendur edhe takimin e Gjuriqit me zyrtarët e Kosovës.
Ai ka thënë se sa më shumë të këtë populizma brenda Kosovës “krokodili Vuçiq do të forcohet”.
“Po përse të mos mohojë Vuçiqi masakrën e Reçakut, kur ai mohon masakrën ai tjetri shkon takohet në Tiranë”, tha Veseli.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...