Lajme

Veseli nënshkruan me Aganin, thotë se do të ketë koalicione tjera

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 16 May 2017

Partia e Drejtësisë, ka vendosur që të bëjë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës. Marrëveshja e koalicionit u nënshkrua sot në orët e pasdites në mes të kreut të PDK’së Kadri Veselit si dhe atij të PDK’së, Ferid Agani.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me PD’në deklaroi se partia e tij do të nënshkruar edhe disa koalicione të tjera në ditët në vazhdim.

“ky është vetëm fillimi i disa bashkëpunimeve që ne si partia më e madhe në vend do ti kemi në vazhdimësi ne si partner me fillim e ri në Kosovë. Çdo ditë e më shumë qytetarët e Kosovës po i bashkohen Fillimit të ri.  Ky është vetëm fillimi, do të kemi edhe koalicione të tjera bashkërisht që do t’i nënshkruajmë këtu para jush”, ka thënë Veseli.

-Advertisement-

Ndërkohë që Agani u shpreh se “partia e drejtësisë do të kontribuojë në demokratizimin e mëtejmë të vendit,. Gjatë bisedave me partnerët e koalicionit jemi të bindur se partia e drejtësisë do ta reformojë sistemin shëndetësisë”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera