Lajme

Veseli merr mbështetje pa rezervë nga amerikanët

Autori: Gazeta inFokus 08:09 | 12 December 2018

Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë t’i japin mbështetje Republikës së Kosovës në të gjitha fushat.

Kryeparlamentari Kadri Veseli derisa po e vijon vizitën në Uashington mori përkrahje të pa rezervë për formimin e ushtrisë së Kosovës nga senatori Ron Johnson dhe nga kongresmeni Robert Aderholt. Nëe takime të ndara që pati kreu i Kuvendit me senatorin Johnson dhe kongresmenin Aderholt i njoftoi ata për vendimin që do ta marrë Kuvendi i Kosovës me 14 dhjetor për transformimin e FSK në ushtri. Sipas Veselit në këto takime miqësore u bisedua edhe pëer dialogun Kosovë-Serbi, i cili duhet të vazhdojë pre të normalizuar plotësisht raportet midis dyja vendeve dhe se ky normalizim sipas Veselit nënkupton njohje nga Serbia, anëtarësim të Kosovës në OKB dhe asesi zgjidhje të tjera që e cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

Po ashtu në Uashington një pritje e veçantë kryetarit Veseli iu bë edhe në Universitetin Kombëtar të Mbrojtjes George Marshall Hall. Aty Veseli u prit nga presidenti i këtij institucioni të edukimit më të lartë ushtarak admiral Fritz Roege dhe nga dy kosovarët që janë duke e vazhduar shkollimin në këtë universitet, nënkolonel Enver Voca nga FSK dhe major Luan Keka nga policia. Veseli këtu falënderoi admiralin amerikan për mbështetjen që po i jep Amerika Kosovës në fushën e sigurisë, përfshirë edhe ndihmën tepër të çmuar për ngritjen e kapaciteteve të lidershipit në fushën e sigurisë.

-Advertisement-

Kryetari i Kuvendit me takimet qe do zhvilloje ne Shtëpinë e Bardhe dhe ne Pentagon përfundon vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara.

Kryetari i Kuvendit Veseli pritet ta përfundojë vizitën e jashtëzakonshme në SHBA ku mori përkrahje të plote për transformimin e FSK në ushtri. Mbështetje , Kosova mori edhe në takimet me senatorët dhe kongresmenët që zhvilloi kryeparlametari gjatë orëve të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera