Lajme

Veseli kujton çlirimtarët në festën e Kurban Bajramit

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 01 September 2017

Kadri Veseli, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë festë të shenjtë, në festën e kujtimit të adhurimit ndaj Zotit, sakrificës dhe solidaritetit, kujtojmë të gjithë ato gra e burra që nuk janë më në mesin tonë, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kontribuan në luftën çlirimtare dhe u flijuan për lirinë tonë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.

“Festa e Kurban Bajramit, ofron njerëzit, popujt dhe civilizimet, duke dëshmuar se sakrifica për të tjerët është dhuratë e jashtëzakonshme e jetës tonë, andaj, shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë të besimit mysliman, kudo që ndodhen, që këtë festë ta kalojnë të lumtur në paqe, harmoni dhe solidaritet”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera