Lajme

Veseli kërkon reflektim nga deputetët e VV-së për kalimin e demarkacionit

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 09 March 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se presin që sa më shpejt ta përfundojnë seancën në të cilën do të jetë Demarkacioni me Malin e Zi.

Lidhur me këtë çështje, ai ka thënë se pret reflektim nga opozita.

“Është në të mirën e shtetit dhe besoj shpejt do të kemi vendimmarrje. Seanca po vonohet se po duhet koncensusi na duhen edhe disa vota. Vetëm edhe një reflektim ma qytetar i  një pjesë të  Lëvizjes vetëvendosjes dhe kishim shku në seancë”, është shprehur Veseli pas seancës.

-Advertisement-

Sipas Veselit, ka shenja të mira dhe beson se do të arrihet shpejt konsensus.

Ai ka bërë thirrje që të votohet sa më shpejt  Demarkacioni sepse sipas tij është ajo që po e presin qytetarët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera