Lajme

Veseli: Do të konfiskohet pasuria e përfituar në mënyrë të kundërligjshme

Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 31 October 2018

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) njëkohësisht kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se Kosova ka prokurorë që mund të ngrenë aktakuza edhe ndaj kryeministrit apo presidentit.

Veseli ka thënë se do të përmirësohen disa ligje në Kosovë duke përfshirë edhe Ligjin për konfiskim të pasurisë.

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se pasuria e fituar duhet argumentuar, përndryshe do të konfiskohet.

-Advertisement-

“Do të konfiskojmë pasurinë e atyre që e kanë përfituar jashtligjshëm. Le të argumentojnë ku e kanë marrë atë pasuri. Një zëvendësministër është arrestuar por mund të ketë edhe dhjetëra të tjerë”.

“E keqja është se edhe idetë politike po korruptohen”, tha ai.

Veseli ka thënë se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i shëndosh dhe po punohet në forcimin e mëtejmë.

“Një prokuror që ngritë aktakuzë ndaj një ministri, kryeministri apo kujtdo do ta shpallim hero”.

Ai më tej ka thënë se njollosja e sistemit të drejtësisë është në dëm të Kosovës, pasi krijohet përshtypja se në Kosovë nuk mund të ketë sistem të pavarur të drejtësisë.

“Është logjikë kundër pavarësimit të sistemit tonë gjyqësor. Ne kemi prokuror që mund të ngrenë aktakuza edhe ndaj kryeministrit dhe presidentit, por ka edhe të tillë që dëshirojnë vetëm për vetë të jetojnë më mirë e neve të na qesin faqen e zezë”, tha Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera