Lajme

Veseli i bindur se të mërkurën votohet Demarkacioni

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 25 February 2018

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, është bindur se pas gjetjes së konsensusit me partitë shqiptare të mërkurën do të kalojë marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi.

“Pres të kalojë, për arsye se presin qytetarët e vendit tonë. Askush nuk ka të drejtë që t’i bllokojë qytetarët në rrugëtimin e vet drejt Bashkimit Evropian, liberalizimin e vizave, forcimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës. Lajm i mirë është se kemi arritur një konsensus. Ka vetëm më shumë se një muaj përpjekjesh dhe më në fund është kurorëzuar shumë mirë dhe tani më një pjesë e opozitës dhe pozita ka një gjuhë të përbashkët në ratifikimin e marrëveshjes së shënimit të kufirit, por presim edhe reflektim nga kolegët e lëvizjes “Vetëvendosje” edhe Listës Serbe, në mënyrë që ditën e mërkurë ta përfundojmë”, ka thënë ndër të tjerash kreu i Kuvendit, Kadri Veseli në një intervistë ëpr RTV21.

Edhe pse nuk tregoi nëse i kanë siguruar votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit, Veseli thotë se është në kontakt të vazhdueshëm me deputetët që po e kundërshtojnë ratifikimin e demarkacionit që të mërkurën ta votojnë marrëveshjen.

-Advertisement-

Ai shpreson që pas ratifikimit të marrëveshjes qytetarët mund të lëvizin lirshëm në muajin dhjetor.

“Unë besoj se jemi shumë afër. Unë jam shumë optimist dhe i bindur se ditën e mërkurë do ta përfundojmë çështjen e shënimit të kufirit të marrëveshjes me Malin e Zi. Ajo çfarë është kryesore edhe një herë po e ritheksoj, konsensusi është arritur. Nuk ka më kthim mbrapa. Ajo çfarë mund të ndodhë negativisht ditën e mërkurë është vetëm ta ratifikojmë çështjen e liberalizimit të vizave për arsye se çështja e shënimit të ratifikimit të kufirit do të do të ratifikohet shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës, por e mira është se ditën e merkur kur te kemi edhe presidentin e Komisionit Evropian, në vizitë me një numër të madh të zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian ta përfundojmë që ne nga pjesa jonë si Kosovë t’i përfundojmë obligimet tona shtetërore”, ka thënë ndër të tjerash Veseli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera