Lajme

Veseli i bindur që të enjten të kalojë demarkacioni

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 21 February 2018

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit është shprehur i bindur se në seancën e së enjtes do të kaloj demarkacioni, shkruan Infokusi.com

‘Nesër politika e Kosovës ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim , nesër besoj që secili deputetë do ta ketë parasysh këtë dhe të mos veprojë mbi inatet e së shkuarës sepse shënimi i kufirit do të kaloj. Jam shumë i sigurt se do të kaloj sepse besoj në deputetët tanë’.

Ai madje ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodhë shumë shpejtë pas zgjidhjes së çështjes së demarkacionit por ka kërkuar edhe nga gazetarët të ndihmojnë në këtë çështje.

-Advertisement-

‘Jam i bindur që Kosova shumë shpejtë do të ketë liberalizimin e vizave por na nevojitet edhe përkrahja juaj’, ka shtuar Veseli.

Kryetari i Kuvendit ka rikonfirmuar edhe një herë që seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër në orën 11:00 ndërsa pika e vetme e rendit të ditës do të jetë ratifikimi i demarkacionit./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera