Rozë

Vesa Luma tregon se pse ajo dhe Big Basta zgjodhën Zelandën e Re për jetesë dhe sa i vështirë ishte udhëtimi deri atje

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 12 July 2018

Këngëtarja e njohur Vesa Luma dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, tash e sa kohë janë shpërngulur në Zelandën e Re.

Largimi i tyre për një jetesës tjetër në këtë vend la të habitur një pjesë të madhe të fansave të tyre.

-Advertisement-

Një nga risitë e rrjetit social Instagram është mundësia e drejtimit të një pyetjeje për personazhin që ti ndjek, dhe kjo është kthyer në trend për një pjesë të madhe të figurave publike.

Një nga pyetjet drejtuar këngëtares Luma nga një fanse ishte arsyeja se pse ka zgjedhur Zelandën e Re për të jetuar.

Vesa është përgjigjur duke thënë se sipas saj ky është një nga vendet më të mira për të jetuar, pasi tash e disa vite ka zero korrupsion, siguri maksimale dhe një standard të mirë jetese.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

E pyetur se më pas se a kanë ndër mend që ajo dhe bashkëshorti i saj të kthehen në Kosovë dhe Shqipëri, Luma tha se kjo dëshirë ekziston dhe se do të ndodhë shumë shpejti.

Ajo tregoi se tani ata do të ndajnë jetën e tyre mes Shqipërisë, Kosovës dhe Zelandës së Re.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Një nga detajet më interesante që ajo zbuloi për fansat ishte udhëtimi për në Zelandë, i cili kishte zgjatur plot 32 orë, dhe së bashku me djalin e saj, Lianin, i janë dashur dy javë për të rimarrë veten pas këtij udhëtimi.

Foto: Vesa Luma/InstaStory

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera