Lajme

Vërshimet në Pejë, Ministri Mehaj nis ekipet e kërkim-shpëtimit

Autori: Gazeta inFokus 08:58 | 25 June 2023

Dy viktima janë shënuar ditën e shtunë në Pejë, si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se tashmë kanë nisur ekipet e shpëtimit për qytetin e Pejës, për t’iu ndalur në ndihmë qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë, njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë”, thotë ai.

-Advertisement-

Ndryshe, Policia tashmë ka njoftuar se një grua bashkë me djalin e saj kanë humbur jetën. Vërshimet kanë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera