Vërshimet në Kosovë, masa parandaluese dhe qasje afatgjate
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 20 March 2018
Shkruan: Tahir Ahmeti
Vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme, ku mes tjerash, shkaktojnë dëme të mëdha në tokat bujqësore, dëme në ekonomitë familjare dhe biznese, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit, kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm, e në raste më ekstreme mundë edhe të rrezikohet jeta e qytetarëve
Çështja e përmbytjeve apo e vërshimeve sidomos atyre të shpejta është një dukuri e cila çdo ditë e më shumë është duke i goditur vendet e ndryshme të botes dhe të rajonit, prandaj as vendi ynë nuk mund të ketë përjashtim nga kjo.
Mbrojtja nga përmbytjet dhe parandalimi i tyre, kërkojnë qasje serioze dhe afatgjate institucionale.
Vërshimet paraqesin gjendje të jashtëzakonshme, ku mes tjerash, shkaktojnë dëme të mëdha në tokat bujqësore, dëme në ekonomitë familjare dhe biznese, mund të përkeqësohet cilësia e ujit të papërpunuar nga të reshurat, dëmtohet sistemi i kanalizimit, kontaminohen puset që furnizojnë territoret rurale me ujë të pijshëm dhe sistemi i përpunimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm, e në raste më ekstreme mundë edhe të rrezikohet jeta e qytetarëve.
Institucionet e Kosovës, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive, nuk duhet që të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, dhe tek pastaj të reagojnë.
Duhet të reagohet më herët dhe atë para sezonës së reshjeve, të mirren masa parandaluese, duhet të bëhet rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit, e që pastaj mundë të shkakton vërshime, të ndalohet eksploatimi i pa kontrolluar i zhavorit, mu në shtretërit e lumenjve, që ndikon direkt në rrjedhën normale të ujit i cili është i detyruar të del nga shtrati dhe të shkaktojë vërshime, të ndalohet ndërtimi i shtëpive, rrugëve dhe urave në vende që janë të rrezikuara nga vërshimet, të kontrollohen dhe ndalohen prerjet e pakontrolluara të pyjeve në afërsi të zonave vërshuese, gjthashtu edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm që në lumenj të mos hedhin mbeturina, ka raste ku në disa lumenj ka të hedhura edhe automjete (të vjetra), si dhe të ketë fonde më të mëdha për masat mbrojtëse.
Institucionet relevante, pas përmbytjeve kryesishtë mirren me pasojat, pasi të stabilizohet moti dhe të ndalen të reshurat, formojnë komisione vlerësuese për përcaktimin e dëmeve të shkaktuara, në mënyrë që të kompenzohen të dëmtuarit nga përmbytjet.
Duhen masa të vazhdushme preventive dhe parandaluese, në mënyrë që të reshurat mos të shkaktojnë përmbytje në vazhdimësi, sa herë që janë më të theksuara, pasi po shihet se ka probleme në ketë aspekt.
Gjithësesi, kur fillojnë problemet me përmbytjet, në vise të ndryshme të Kosovës, kryetarët e komunave në bashkëpunim me agjencinë për menaxhimin e emergjencave (AME), duhet ti vënë në dispozicion të gjitha resurset, dhe ti aktivizojnë shtabet e krizave, në mënyrë që tu dilet në ndihmë popullatës së rrezikuar nga këto vërshime.
Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC)
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...