Lajme

Vërshimet në Klinë, Elezaj kërkon ndihmë nga njerëzit vullnetmirë

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 26 January 2023

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar për formimin e Fondit Emergjent pas dëmeve që shkaktuan vërshimet në disa vende të Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, Elezaj ka kërkuar ndihmë nga të gjithë njerëzit vullnetmirë, bizneset e diasporën, për kontribut në rindërtimin e zonave të shkatërruara nga vërshimet.

“Komuna e Klinës dhe qytetarët tanë të dëmtuar rëndë në shtëpi e prona nga vërshimet, në pamundësi t`i riparojnë vet dëmet e pësuara kanë nevojë për ndihmën tuaj.

-Advertisement-

Prandaj ne kemi krijuar Fondin Emergjent për Vërshimet dhe ju bëj thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë, përfaqësuesve të bizneseve, diasporës, institucioneve brenda dhe jashtë Kosovës, bamirësve dhe të gjithë të tjerëve që kanë një mundësi, të na ndihmoni në rindërtimin e zonave të shkatërruara, rimëkëmbjen e familjeve të prekura nga kjo fatkeqësi dhe kthimin e jetës normale”, ka shkruar Elezaj në Facebook./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera