Sport

Verratti me deklaratë të papritur për kartonin e kuq të Neymar

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 23 October 2017

Marco Verratti e ka mbrojtur Neymarin pas kartonit të kuq.

Italiani tha që do ta kishte bërë atë që e bëri braziliani 15 apo 20 minuta më herët.

“Nëse do të kisha qenë në vend të Neymar, unë do ta kisha humbur kontrollin 15, apo 20 minuta para se ai ta bënte”, deklaroi Verratti, përcjellë “Lajmi.net”.

-Advertisement-

“Disa lojtarë duhet të mbrohen. Kur luaj kundër Barcelonës, faulli i dytë që mund të bëj ndaj Lionel Messit do të jetë patjetër karton i verdhë. Kështu funksionon në Europë. Ju nuk mund t’i vrisni këta lojtarë për një ndeshje”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera