Lajme

Veriu që nuk paguan në dritë e jugu i Mitrovicës në terr

Autori: Islam Morina 21:47 | 22 December 2021

Një foto e shpërndarë nëpër rrjete sociale e cila po qarkullon këtë mbrëmje, shpalos gjendjen me energji elektrike në qytetin më të përfolur të Kosovës në këto 23 vjetët e fundit.

Është fjala për qytetin e Mitrovicës, i cili që nga lufta e fundit ka mbetur i ndarë në jug të banuar me shqiptarë dhe veri të banuar me serbë, shkruan Gazeta Infokus.

Serbët e veriut që nga paslufta nuk e paguajnë energjinë eklektike, duke u bërë barrë e buxhetit të shtetit çdo vit, buxhet ky që mbushet nga taksat e qytetarëve.

-Advertisement-

Mirëpo në foton që po qarkullon shihet se edhe pse veriu është ai që s’paguan, dënimin me terr po e vuajnë jugorët që e paguajnë rregullisht energjinë elektrike, madje edhe atë të fqinjëve të tyre verior, përmes taksave të shtetit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera