Sport

Verë e ‘nxehtë’ për futbollistët e Kombëtarës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 09 May 2018

Kombëtarja e Kosovës është në vitin e dytë pothuajse të rrugës së gjatë që e pret në të ardhmen, por frytet e punës së futbollistëve kosovar si duket do ‘shkrepin’ gjatë kësaj vere.

Në fakt në janar ishte Milot Rashica i cili nga Vitese kaloj te skuadra e Weder Bremen, një transferim ky i jashtëzakonshëm për futbollin tonë.

-Advertisement-

Por rrugës së tij, pritet ta vazhdojn edhe së paku tre futbollist të Kosovës.

I pari që pritet të ndryshoj ambient do jetë Valon Berisha, i cili me Salzburgun e tij, shkoj deri në gjysëm finale të Ligës së Evropës.

Berisha ka kaluar në një form jetësore te austriakët, ku tashmë për të janë të interesuara edhe skuadrat si Liverpool e Newcastel.

Emri i dytë që pritet të ndryshoj ambient pritet të jetë Hekuran Kryeziu.

Mesfushori qendror i Kosovës, një herit i skuadrës Luzern, po monitorohet nga skuadra e Lazios në Serie A. Siç dihet drejtori i Lazios, Igli Tare po shqyrton mundësin që gjatë verës ta afroj në skuadër kosovarin.

Edhe së fundit i kërkuari nga dy skuadra të Serie A, bëhet fjal për Arbër Zenelin i cili edhe pse ishte disa muaj i lenduar, u rikthye duke bërë paraqitje jashtëzakonisht të mira te skuadra Hereenveen në Superligën holandeze.

Zeneli po kërkohet nga Fiorentina e Napoli, dy skuadra me renome në Itali.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera