Lajme

Verdikti final në Hagë, Çitaku: Do të flasë drejtësia, për Kosovën, për UÇK-në

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 01 July 2026

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku e ka quajtur të turpshme shtyrjen e datës së shpalljes së aktgjykimit për katërshen e UÇK-së në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se vonesat mund ta shtyjnë aktgjykimin, por sipas saj, nuk mund ta ndryshojnë të vërtetën, transmeton Klankosova.tv.

“16 shtator 2026, ora 10:00. Ne besojmë në drejtësi. Jo në drejtësi politike, por në drejtësi të vërtetë. Drejtësi për çlirimtarët. Drejtësi për historinë. Drejtësi për të ardhmen. Besojmë se, më në fund, do të flasë drejtësia. Për Kosovën. Për UÇK-në”, ka shkruar ajo.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy