Lajme

Veprimi prekës i fëmijës nga Obiliqi për të siguruar ushqim për familjen e tij

Autori: Ermirë Berisha 18:13 | 30 March 2022

Një fëmijë i fshatit Plementin në komunën e Obiliqit, ishte nisur për të shitur biçikletën e tij për të siguruar të ardhura për familjen, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta Infokus ka raportuar për gjendjen e vështirë në të cilën jetojnë komunitetet ashkalinjë , egjiptian dhe romë, në fshatin Plemetin.

Kurse ky fëmijë në një intervistë për Gazetën inFokus, ka treguar vështirësitë me të cilat përballen përditë, për të siguruar ushqim.

-Advertisement-

“Po nuk po kena kushte, as babi nuk po punon, as kushtet si kena me shku në shkollë, biçikletën po e shes sa me honger me pi” ka thënë ai.

Ai madje ka edhe një kërkesë për institucionet shtetërore.

“Prej shteti vallai me na ndihmu për ndihma, për harq për sene për me shku ne shkollë, për me ia gjetë babit një punë”, thotë ai teksa niset për ta shitur biçikletën e tij./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera