Sport

Veprimi i Brozovicit mrekulloi edhe vetë Messin! (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 25 October 2018

Ndeshja e Championsit Barcelona-Inter (2-0), ka pasur një protagonist të veçantë. Mesfushori Marcelo Brozovic, ka gjetur një mënyrë gjeniale për të ndaluar topin e goditur nga Suarez nga një goditje standarde.

Mesfushori kroat, i cili ndodhej me shokët e tjerë për të formuar murin para portës, është shtrirë në momentin e goditjes dhe topi ka prekur pikërisht në trupin e tij teksa ishte drejtuar në portë.

Një veprim i pabesueshëm dhe gjenial, që shmangu thuajse një gol të sigurtë, edhe pse katalanasit në fund fituan 2-0.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera