Fun & Video

Vendosni uthull në tualet dhe shikoni çfarë ndodh kur ia lëshoni ujin

Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 10 May 2017

Çdo njeri përpiqet ta mbajë shtëpinë të pastër dhe higjienike, e veçanërisht në vendet ku trupi është më i rrezikuar nga bakteret.

Pastruesit dhe dezinfektuesit e ndryshëm jo gjithmonë janë zgjidhja e duhur, prandaj është mirë t’i dini alternativat tjera të cilat ju ndihmojnë t’i arrini rezultatet më të mira, transmeton Telegrafi.

Çfarë duhet të bëni?

-Advertisement-

Për ta pastruar dhe dezinfektuar tualetin me uthull, ju duhen:

– Një gotë me 9 për qind uthull

– Sodë buke

Gotën me uthull nxeheni deri në 40 gradë Celsius, pastaj përzijeni me sodë buke. Për 200 gramë uthull ju duhet një lugë gjelle sodë buke.

Produktin e fituar nga kjo përzierje vendoseni në fontanën e tualetit dhe lëreni ashtu për disa orë.

Preferohet që këtë ta bëni në mbrëmje, në mënyrë që dezinfektuesi alternativ të qëndrojë aty tërë natën.

Për të pasur rezultate sa më të mira, rekomandohet ta përsëritni procesin disa herë brenda javës.

Si ndikon uthulla?

– E largon gëlqeren

– E largon ndryshkun

– E largon aromën e keqe

– I vret bakteret shigella dhe E.coli

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera