Vendosjen e flamujve kombëtar në Kllokot për nder të 28 Nëntorit, Serbia e quan “provokim”
Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 27 November 2022
Vendosjen e flamujve kombëtar në Kllokot, për nder të 28 nëntorit, Serbia e ka quajtur provokim dhe “përpjekje për ta frikësuar popullin serb”.
Pas vendosjes së flamujve të Shqipërisë në rrugët e komunës së Kllokotit në nder të Festave të Nëntorit, ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në reagim u tha se vendosja e këtyre flamujve është një provokim kundrejt Serbisë.
“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit e Palit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’”, thuhet në reagim.
Të njëjtit kanë bërë thirrje që festa e flamurit të mos përdoret për provokime.
“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e pavend kur e bëjnë këtë në zona të banuara me serbët. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë të mos e përdorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë për thellimin e hendekut ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”.
Të tjera
-
Maqedonci: FSK i përdorë rregullisht dronët “Bayraktar”, por nuk kemi kaluar në territorin e Serbisë
Forca e Sigurisë së Kosovës operon në baza të rregullta me dronët Bayraktar, ...
-
Qeveria i përgjigjet BE-së: Masat nuk janë zgjidhje, ne po zbatojmë ligjin
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Perparim Kryeziu duke komentuar deklaratat e ...
-
Maqedonci: Në këtë fazë nuk do të ketë shërbim të detyrueshëm ushtarak
Me qeverinë tonë, shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm”. Kështu ishte shpre...
-
Azemi i LDK-së: Mundësia e sanksioneve të reja si pasojë e kryeneçësisë së Albin Kurtit
Visar Azemi, kryetar i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Ferizaj, ka...
-
Maqedonci: FSK-ja është e aftë për mbrojtje të territorit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ësht...
-
KFOR-i demanton qeverinë: Inspektimi i Urës së Ibrit u bë pa koordinim me ne – u njoftuam disa orë para se të niste
Institucionet e Kosovës kanë bërë dje inspektime mbi qëndrueshmërinë fizike t...
-
Tortura me shkop e shufër hekuri”, Nait Hasani rrëfen dhunën çnjerëzore të UDB-ashëve
Ish i burgosuri politi, Nait Hasani ka zbuluar detaje tronditëse të torturave...
-
Kurrë këtë ditë se kam mendu…” – Reagon vëllai i Hajrizit, pasi u konfirmua se Fatoni u vra
Zyrtarisht është konfirmuar se personi i vrarë nga forcat serbe është Faton H...
-
MPJD-ja njofton se Serbia ka dhënë lejen për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës me anë të një njoftimi ka bërë me...
-
“Misioni u krye me sukses”, Koci paralajmëron kthimin e trupit të Faton Hajrizit
Avokati Arianit Koci i cili sot gjatë ditës ka qëndruar në Lloznicë, ku nga m...
-
Mundësi për punë sezonale në Gjermani/ Çfarë duhet të dinë studentët
Gjermania vazhdon të kërkojë profesionistë të kualifikuar të huaj, për më tep...
-
Rrahja e Medi Isenit, arrestohet pejani që u shoqërua me Noizyn natën kritike
Pas shpalljes në kërkim të dy reperëve, Policia në koordinim me Prokurorinë T...