Abdixhiku: Ura duhet të hapet, me pajtimin e SHBA-së dhe NATO-s
Autori: Gazeta inFokus 18:03 | 08 August 2024
Kreu i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar lidhur me temën e hapjes së urës në Ibër.
Sipas Abdixhikut, Kurti po e bën këtë veprim për poena politikë.
“Një Urë për propagandë”, ka shkruar ai.
“Propaganda e pushtetit sot më shumë është e drejtuar kundër faktorit politik shqiptar, sesa ndaj Serbisë dhe projektit të saj ndarës në Urën e Ibrit. Sepse populistët brengë kanë votat dhe pushtetin, prandaj dhe gjithë ky atak paraelektoral. Fushata ka filluar, por ne refuzojmë këtë përballje pa përmbajtje, prandaj dhe e injorojmë. Injorojeni edhe ju, të dashur qytetarë”, ka thënë Abdixhiku.
I pari i LDK-së është i mendimit se ura duhet të hapet në pajtim me NATO-n dhe SHBA-të.
“Ura duhet të hapet! Nuk ka dhe nuk njoh pozicion tjetër politik shqiptar në Kosovë mbi këtë çështje tash e një çerek shekulli.Ura, megjithatë, nuk është hapur për shkak të vlerësimeve të NATO-s dhe të SHBA-ve mbi sigurinë. Nëse këto vlerësime ndryshojnë në ndërkohë, kushtet piqen, prezenca e tyre në Urë zhbëhet, e njëjta hapet. Prandaj, sa shpenzon kohë pushteti me atak ndaj faktorit shqiptar, të merret me bindjen e aleatëve tanë. Ky është patriotizëm sot. E nëse i keni bindur, hapeni!”
“Në të kundërtën, hapja e urës pa ta, nënkupton konfrontim me ta. Imazh më të shëmtuar se një ushtar amerikan përballë një polici kosovar nuk ka. Automjeti ushtarak me flamur amerikan, përballë një veture të Policisë së Kosovës, është dhuratë për armiqtë tanë! Këto pamje populli i Kosovës as nuk do t’i pranojë e as nuk do t’i tolerojë.Një Kryeministër serioz do duhej t’i vlerësonte të gjitha këto. Shumë kohë para se të fusë shtetin në një rrugëtim. Por ne kemi Kryeministër për propagandë. Prandaj, mos shpenzoni kohë në këtë fushatë paralektorale të popullistëve” shkruan Abdixhiku në reagim.
Postimi i plotë:
Të tjera
-
Dyshohet se rrạhụ një grua shtetase të huaj, arrestohet
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka rrahur një grua shtetase të hua...
-
Vdẹs një burrë në Prizren, ishte rrëzuar nga shkallët
Një burrë nga Prizreni ka vdekur gjatë ditës së enjte për shkak të lëndimeve ...
-
Bastisjet në Leposaviq, Policia konfiskon rreth 6 milionë dinarë, 57 mijë dollarë, 11 mijë euro e 3 mijë franga
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me bastisjet që janë kryer dje në dy...
-
Ambasada e ShBA-së mirëpret aktakuzën për rastin Banjska, kërkon durim deri në trajtimin e tij
Të mërkurën (11 shtator), Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ngriti ...
-
Policia apel qytetarëve, të jenë të kujdesshëm gjatë ngasjes në ditët me shi
Policia e Kosovës u ka bërë apel shoferëve të jenë të kujdesshëm gjat...
-
Vdẹs zyrtari i Policisë së Kosovës në moshën 52-vjeçare
Zyrtari i Policisë së Kosovës, Ahmet Rrahmani nga fshati Shupkovc i Mitrovicë...
-
Rohde uron Osmanin për “M100 Media Award”, “liria e medias duhet të ruhet”
Presidentja Vjosa Osmani, dje është nderuar me çmimin “M100 Media Award”, çmi...
-
Gjermani: Mungesë personeli në sistemin e shërbimit mjekësor
Gjermania përballet me një mungesë prej rreth 25 mijë profesionistësh të kujd...
-
Gjilan: Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 48-vjeçar me inicialet Z.H., i cili is...
-
Bora e parë në mes të shtatorit në Ballkan bie në Slloveni
Vala e ftohtë e Atlantikut mbi Evropë po lëviz drejt lindjes, ku bora e parë ...
-
Pse CEFTA është e rëndësishme për Kosovën?
“Nga një industri e brishtë dhe relativisht e pazhvilluar prodhuese, Kosova s...
-
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kanë kryer dje trajnime për kontrollin e trazirave
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka mbajtur dje një trajnim për kontrollin...