Fun & Video

Vendosi 3 dollarë bast, fitoi aq shumë sa që la pa fjalë edhe menaxherin e kazinosë! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 14 August 2017

Një burrë nga Kalifornia ka fituar jackpot-in me vlerë prej 11.8 milionë dollarësh, duke vendosur vetëm 3 dollarë në një makineri të lojërave të fatit në Las Vegas.

Burri, i cili është identifikuar vetëm si Rodolfo T, e vendosi bastin gjatë pushimeve, në “Fremont Hotel and Casino”.

Sipas Las Vegas Review Journal, përcjell tvklan.al, Rodolfo po luante në makinerinë “IGT Megabucks” kur qëlloi me fat dhe fitoi javën e shkuar paratë. Ai kishte vendosur bastin maksimal në makineri me vlerën prej 3 dollarësh.

-Advertisement-

Menaxheri i kazinosë tha se megjithëse kishte parë shumë fitore gjatë viteve të tij të punës, kjo ishte e jashtëzakonshme.

“Fremont ka dhënë mijëra jackpot-e gjatë gjithë historisë së saj 60 – vjeçare në Las Vegas, por asnjëherë si ky”, tha Jim Sullivan.

Megjithatë fitorja e Rodolfos nuk ishte më e madhja në histori.

Rekordi për të njëjtën lloj makinerie është vendosur në vitin 2003, kur një person fitoi 39.7 milionë dollarë nga kazinoja e hotelit “Excalibur” në Las Vegas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera