Lajme

Vendoset një bombë me telekomandë në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, nisin hetimet

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 10 January 2024

Një person ka raportuar se është vendosur një qese me mjete shpërthyese mbi një kioskë që shërben si zyre në magjistralen Ferizaj-Prishtinë.

Në vendin e ngjarjës kanë dalur njësitet përkatëse, dhe njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar – bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës momentalisht nuk ka persona të dyshuar dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e të dyshuarve”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera