Lajme

Vendos KQZ-ja: Vetëm nga një vëzhgues për çdo subjekt politik në zgjedhjet e së dielës

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 15 October 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është kufizuar numri i vëzhguesve nga i njëjti subjekt politik për zgjedhjet e 17 tetorit, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas një njoftimi nga KQZ-ja, thuhet se për të vëzhguar procesin e votimit dhe numërimit në vendvotim ditën e zgjedhjeve, ka të drejtë vetëm një vëzhgues për një subjekt politik apo organizatë e akredituar.

Në dokumentin e publikuar të KQZ-së theksohet se nga ky vendim bëjnë përjashtim ekipet mobile të vëzhguesve të akredituar nga organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Vendimin e plotë mund ta gjeni më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera