Lajme

Vendos gjykata – dënohen dy rusët që u zunë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 15 January 2020

Në veri të Kosovës u ndalën e u arrestuan dy shtetas rus më 13 janar.

Këta kishin hyrë ilegalisht në Kosovë, pasi në formë të ligjshme nuk u lejuan nga autoritetet e Kosovës, pasi nuk kishin dokumentacionin e nevojshëm, shkruan gazeta inFokus.

Igor Krasikov dhe Marina Vladimira Krasikova, u zunë në fshatin Sarpelj të komunës së Leposaviqit.

-Advertisement-

Tani Gjykata Themelore e Mitrovicës, ka vendosur që ata të largoj nga Kosova.

E vendin i gjykatës është edhe një gjobë prej 250 eurosh për secilin për hyrje ilegale në Kosovë, shkruan gazeta inFokus.

Kohëve të fundit janë rritur raportimet për rusë të cilët po qëndrojnë në Kosovë, madje disa prej tyre është thënë që janë edhe pjesë e shërbimit sekret ushtarak rus i njohur si GRU./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera