Lajme

Vendimi për uljen e pagave të gjykatësve, KGJK thërret konferencë për medie

Autori: Gazeta inFokus 16:18 | 23 November 2022

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të gjyqtarëve, sonte nga ora 18:00 do të mbajë konferencë për medie.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga KGJK, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për uljen e pagave të gjyqtarëve, sot më 23 nëntor 2022, me fillim nga ora 18:00, organizon Konferencë për Media në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor, rruga “Luan Haradinaj”, Prishtinë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ndryshe, KGJK nga ora 16:00 do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet situata e krijuar pas vendimit të Kurtit për pagat dhe hapat që KGJK do të ndërmarrë në lidhje me këtë vendim.

Ndryshe, sot në mbledhjen e Qeverisë, Kryeministri Albin Kurti mori vendim me të cilin, pagat në sistemin e drejtësisë u kthyen siç ishin para vendimit të marrë në vitin 2017, nga Qeveria Haradinaj.

“Kushti i paraparë për përjashtim të këtij ligji është plotësuar me nxjerrjen e aktgjykimit nga Gjykata Kushtetuese me ligjin e atëhershëm për paga, rrjedhimisht për të sjellë ligjshmëri plotësojmë këtë vendim duke shfuqizuar nenet relevante”, ka thënë Kurti.

Pas miratimit të Projektligjit për Pagat, Kryeministri Kurti, tha se ky projektligj krijon sistem të unifikuar të pagave.

“Propozimi i sotëm i kushton rëndësi të madhe kualifikimeve. Askush nuk mund të paguhet më shumë sesa pesëfishi u pagës më të ulët në administratën tonë”,  ka thënë Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera