Vendimi i Qeverisë për vendosjen e kuotave në import/ Klubi i Biznesit: Ndërhyrje në ekonomi të lirë të tregu
Autori: Gazeta inFokus 14:10 | 13 August 2024
Ministria e Industrisë ka nxjerrë udhëzim administrativ për kuotat në import.
Lidhur me këtë ka reaguar, Klubi i Biznesit, të cilët thanë se kjo është ndërhyrje në ekonominë e lirë të tregut.
“Udhëzimi administrativ Nr. O6/2024 i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e kuotave në import përbën një ndërhyrje të drejtpërdrejtë në ekonominë e lirë të tregut. Klubi i Biznesit dhe anëtarët e tij kundërshtojnë fuqishëm një vendim të tillë dhe i bëjnë thirrje qeverisë të rishikojë këtë çështje me seriozitet. Një vendim i tillë jo vetëm që prek funksionimin e një ekonomie të lirë, por gjithashtu sjell efekte anësore me pasoja negative. Në modelin ekonomik të garantuar nga Kushtetuta e Kosovës, masa të tilla janë në kundërshtim të hapur me parimet themelore të ekonomisë së lirë të tregut”, thuhet në reagim.
Tutje aty theksohet se ka munges të dialogut në sektorin publiko-privat.
“Ne kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme dialog të mirëfilltë publiko-privat për çështjet ekonomike, dhe ky vendim është shembulli i mungesës së këtij dialogu. Sektori privat, si shtylla kryesore e ekonomisë dhe kontribuesi më i madh në buxhetin shtetëror, duhet të ketë një zë të rëndësishëm në politikëbërjen ekonomike, me qëllim që këto politika të çojnë drejt prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, ku konkurrenca e lirë dhe e barabartë janë parësore”, thanë nga Klubi i Biznesit.
Klubi i Biznesit i ka bërë thirrje qeverisë që ta rishikojë këtë vendim që sipas tyre “minon ekonominë e lirë, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta”.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...