Lajme

Vendimi i qeverisë për pagën minimale, Zeka: Nuk është elektoral, por populist

Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 28 August 2024

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane (OEAK), Arian Zeka, sonte në Klan Kosova, ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë për pagën minimale.

Ai u shpreh se ky vendim është në kundërshtim me ligjin që është bërë, derisa u shpreh se nuk e quan elektoral, por populist.

“Njoftimi i sotëm është në kundërshtim me ligjin që është bërë. Administrata Tatimore e Kosovës detyrohet të zbatojë ligjin, unë në fakt e kontestoj edhe faktin që ATK-ja duhet të zbatojë një ligj i cili përcakton pagën minimale, por megjithatë po e zëm që ATK-ja do të zbajtojë këtë ligj dhe ajo vendimin ashtu si është thënë sot”.

-Advertisement-

“Nuk është vendim elektoral, por është vendim populist, të dyja vendimet edhe vendimi për Projekligjin për Sigurimet Detyrimore të Kujdesit Shëndetësorë edhe vendimi i sotëm për Pagën Minimale, të dyja janë vendime populiste, sepse janë përgjigje ndaj reagimeve të medieve gjatë ditës së djeshme”, u shpreh ai.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera