Lajme

Vendimi i Kurtit për Manastirin e Deçanit, Miftaraj i IKD’së i ngacmon pak përkrahësit e VV’së

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 13 March 2024

Ehat Miftaraj nga IKD ka reaguar pasi Kurti i kërkoi Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

Ai ka thënë se zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta dhe Kushtetueses është obligim i institucioneve në nivel lokal e qendror.

“Zbatimi i vendimeve të gjykatave të rregullta dhe Gjykatës Kushtetuese është obligim i institucioneve në nivel lokal dhe qendror. Shteti duhet me dëshmu se sundimi i ligjit ska kompromis. Tanime Kosova e ka te lehte rrugen drejte anetaresimit ne Keshillin e Evropes. Kjo do te jete fantastike per demokracine, drejtat dhe lirite e njeriut dhe sundimin e ligjit.”

-Advertisement-

Miftaraj i ka ngacmuar pak përkrahësit e VV’së.

“Sikurse, bashkendjejme dhe iu qendrojme afër LVV dhe klienteles se tyre.  Me pelqeu pa mase qendrimi dhe arsyetimi me i ri i disa prej perkrahesve te LVV se toka rreth manastirit eshte ne Kosove dhe do te mbetet ne Kosove.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera