Vendimi i Facebook-ut/ Heq postimet kundër vaksinës COVID-19
Autori: Gazeta inFokus
14:17 | 04 December 2020
Facebook tha se do të hiqte postimet që përmbajnë pretendime të rreme për vaksinën kundër COVID-19.
Këto masa merren në kuadër të përpjekjeve të kësaj kompanie për të luftuar dezinformimin në platformën e saj. Gjigandi i mediave sociale, rregullisht heq informacione të pasakta dhe potencialisht të dëmshme në lidhje me virusin, dhe që nga tetori ka ndaluar reklamat që dekurajojnë njerëzit të marrin vaksinën, përmes së cilës synohet t’i jepet fund pandemisë.
“Kjo mund të përfshijë pretendime të rreme në lidhje me sigurinë, efikasitetin, përbërësit ose efektet anësore të vaksinave”, duke përfshirë “pretendimet e rreme se vaksinat COVID-19 përmbajnë mikroçipa, ose ndonjë gjë tjetër që nuk është në listën zyrtare të përbërësve të vaksinave” si dhe “teori konspirative” që janë dëshmuar si të rreme, tha Facebook.
Ndërsa pandemia e koronavirusit po intensifikohet në pjesën më të madhe të botës, vendet po përpiqen të sigurojnë furnizime të mundshme të vaksinave dhe po përgatisin plane për veprimet e para që do të ndërmarrin në javët e ardhshme. Shpresat janë të mëdha se vaksinat mund të jenë gati për përdorim para fundit të vitit, me dy vaksina kryesore – nga Moderna dhe BioNTech/Pfizer – që tashmë kanë kërkuar miratimin për përdorim emergjent në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë. Britania e Madhe ka miratuar vaksinën e kompanisë Pfizer dhe BioNtech dhe brenda ditësh do të fillojë procesin e vaksinimit të popullatës.

T� tjera
-
Shqiptari humb jetën në vendin e punës në Itali, i ra dera metalike në kokë
Një 61-vjeçar me origjinë shqiptare, i identifikuar si Bashkim Rushani , ka h...
-
Macron uron presidenten Shiroka Pula, kërkon përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë letër urimi nga preside...
-
Besnik Tahiri: Meritokracia u zëvendësua me nepotizëm, ndërsa shteti u kap nga partia në pushtet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë ...
-
“Nuk ka kushte, s’ka psikologë” – Vra*sja e Arlindës nxjerr në pah dështimet e sistemit për mbrojtjen e grave
Gjendja në Qendrat për Punë Sociale nuk është e mirë, kanë mungesë kushtesh d...
-
Për vetëm 6.40 euro metri katror AKP-ja shet në Fushë Kosovë mbi 11 mijë metra katror tokë bujqësore
Plot 11 mijë e 825 metra katrorë tokë bujqësore në Fushë Kosovë janë shitur n...
-
Babai dyshohet se ngacmoi sek*sualisht vajzën e tij 13-vjeçare, Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj...
-
Protesta e djeshme në Tiranë, policia vendos 36 gjoba për bllokimin e rrugës
36 masa administrative janë vendosur ndaj disa protestuesve, të cilët gjatë z...
-
Shoferë, bëhuni gati për dimër – nga 15 nëntori pajisjet dimërore bëhen obligative
Nga 15 nëntori deri më 15 mars të gjithë drejtuesit e automjeteve janë të obl...
-
Shpërthim në një shkollë në Gjermani, plag*osen 10 nxënës, pesë prej tyre dërgohen në spital
Një incident i rëndë është regjistruar në një shkollë të mesme në qytetin Obe...
-
Trump pasi republikanët humën kontrollin e Kongresit: Me gjasë do të gjejmë një zgjidhje me demokratët
Pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, presidenti amerikan, Donald Trump, ka ...
-
Erion Veliaj zhvendoset nga sektori i paraburgimit në atë spitalor
Burgu i Fierit ka kryer zhvendosjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj,...
-
10 vjet nga rasti i Astrit Deharit, VV me familjen e tij konferencë te Prokuroria Speciale
Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit De...
































