“Vendimi arbitrar” i ministrit Latifi, kardiologët i drejtohen kryeministrit

Autori: Gazeta inFokus
19:08 | 15 April 2022
Një ekip prej 13 kardiologëve invazivë i është drejtuar me kërkesë zyrtare kryeministrit Albin Kurti, në një përpjekje për ndalimin e një urdhri për shkrirjen e Klinikës së Kardiologjisë Invazive në Klinikën e Kardiologjisë, raporton Paparaci.
Ata, në kërkesën e parashtruar të hënën, përmes avokatit Florim Shefqeti, kanë argumentuar se urdhri i nënshkruar nga ministri Rifat Latifi i shkakton dëm të madh Klinikës së Kardiologjisë Invazive, pacientëve dhe QKUK-së.
Ministri i Shëndetësisë, nënshkroi të premten e kaluar vendimin për ndryshimin e Statutit të QKUK-së, me anë të së cilës e ktheu Klinikën e Kardiologjisë Invazive, në Klinikën e Kardiologjisë.
Por, 13 kardiologë invazivë, të udhëhequr nga ish-drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar, Basri Sejdiu, vlerësojnë se vendimi i ministrit Latifi mund të rrënojë shërbimet e kardiologjisë në sektorin publik të shëndetësisë.
Klinika e Kardiologjisë Invazive është i vetmi institucion shëndetësor publik, i cili ofron shërbimet e koronografisë dhe intervenime të tjera për sëmundjet e zemrës.“I nderuari Kryeministër! Nga themelimi i klinikës së Kardiokirurgjisë me Kardiologji Invazive, shërbimet kardiologjike janë multiplikuar – krahasuar me vitet parapare.
Ky shërbim, si për nga aspekti infrastrukturorë, ashtu edhe vëllimor, ishte shndërruar në shembull të mirë për gjithë rajonin”.
Kësisoj, ekipi i kardiokirurgëve kosovarë ka pohuar se urdhri për shuarjen e klinikës paraqet regres të madh për sistemin shëndetësor.
“Si rezultat i mbingarkesës së QKUK-së gjatë pandemisë COVID-19, menaxhmenti i ShSKUK-së ka reduktuar ndjeshëm kapacitetet hapësinore të Kardiologjisë Invazive për mbi një vit, gjë që ka në zgjatjen enorme të listës së pritjes së pacientëve për procedurat invazive kardiologjike”, thuhet në kërkesën e tyre, që e ka siguruar mediumi online Paparaci.
Përveç arsyeve profesionale, vendimi i ministrit Latifi mund të bie ndesh me ligjet.13 kardiokirurgët kanë informuar kryeministrin Kurti se “vendimi arbitrar” i Bordit të ShSKUK-së, i nënshkruar edhe nga ministri Latifi, është kundër-kushtetues.
“Në bazë të Kushtetutës neni 3, paragrafi 2, i cili përcakton se: Ushtrimi i autoritetit publik në Republikën e Kosovës bazohet në parimet e barazisë para ligjit të të gjithë individëve dhe në respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe në mbrojtjen e të drejtave dhe në pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”, thuhet në pretendimin e kardiologëve.
Po ashtu, ata pretendojnë se është shkelur rregullorja për standardet minimale për procesin e konsultimit publik, si dhe udhëzimi administrativ për hartimin e akteve normative.
Tutje, mjekët potencuan se “sipas informacioneve që kemi marrë, gjykojmë se qëndrimet e paraqitësve të kësaj kërkese, burojnë nga iniciativat dhe propozimet e grupeve të interesit dhe nga persona nga Klinika e Kardiologjisë me qëllime të paqarta”.
Ata njoftuan kryeministrin se i kanë realizuar 1 mijë e 935 koronarografi dhe njëmijë e 105 procedura intervente, vetëm gjatë vitit 2020.
Ekipi i kardiologëve përbehet nga Basri Sejdiu, Xhevdet Krasniqi, Aurora Bakalli, Luljeta Durmishi, Daut Gorani, Violeta Kamberi, Fisnik Veliu, Artan Krasniqi, Jetmir Sejdiu, Denis Zijabeg, Lulzim Bashota, Taulant Sadriu dhe Luan Keka.Të njëjtit presin që shefi i qeverisë të ndërmarrë hapat ligjorë për t’i “evidentuar parregullsitë e përmendura më lartë”.
Edhe vitin e kaluar, kardiologët invazivë kishin qenë kundër ndarjes nga Kardiokirurgjia, pas një vendimi të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, më 3 mars të 2021-s.Bordi i ShSKUK-së, atëkohë mori vendim që Njësia e Kardiologjisë Invazive të rikthehet në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ashtu siç kishte qenë të kaluarën.
Megjithatë këtë vendim, e kishin kundërshtuar 16 kardiologë invazivë, të cilët i patën mbledhur nënshkrimet dhe ia kishin përcjellë ish-kreut të shëndetësisë, Armend Zemaj.Në 2017 ishte hera e fundit kur Kardiologjia Invazive iu ri-bashkëngjit Kardiokirurgjisë.

Të tjera
-
Në mes të tensioneve me Izraelin, Irani përgatitet të tërhiqet nga Traktati Bërthamor
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka deklaruar të...
-
Tensionet Izrael-Iran rrisin çmimet e naftës – këto janë çmimet aktuale në Kosovë sipas kryetarit të naftëtarëve
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bernjani, ka paralajmëru...
-
Dedaj: Gjykimi për masakrën e Mejës pa autorë serbë është farsë dhe amnisti për kriminelët
Ish-ambasadori i Kosovës, Gjergj Dedaj, ka reaguar ashpër ndaj mënyrës se si ...
-
Nis gjykimi ndaj 53 të akuzuarve për masakrën e Mejës
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur gjykimi në mungesë ndaj 53 të aku...
-
Çollaku pas mesazhit të Trump: Paqja s’negociohet me praktikantë
Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe ish-këshilltar i Presid...
-
Ndërron jetë pjesëtari i FSK-së
Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë Sabit Rexhep Mazreku, pjesëtar i F...
-
Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka, mbi 400 besimtarë nisen për në Prishtinë
Kthimi i haxhilerëve kosovarë nga Meka ka nisur. Bashkësia Islame e Kosovës (...
-
Kandidate për kryetare të Vushtrrisë? Flet Rrezarta Krasniqi
Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka komentu...
-
Kurti pas deklaratës së Trumpit: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se normalizimi i marr...
-
Arrestohet dhe suspendohet polici në Prizren, dyshohet për dhu*në ndaj një qytetari
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin p...
-
Rritet numri i shkurorëzimeve, kaq çifte i dhanë fund martesës brenda katër muajve
Numri i shkurorëzimeve në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajve të parë të vi...
-
Kurti se përfshin veten, thotë se partitë tjera që s’po e votojnë kalimin në votim të fshehtë, po e shkelin Kushtetutën
Kryeministri në detyrë Albin Kurti akuzoi deputetët e partive të tjera për bo...