Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus
18:47 | 17 April 2018
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 17.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 27-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF “ Vllaznia P”, Elbasan Thaqi me nr lic 21 dhe nr ID 001606M91 (motivi- ndërhyrje e palejuar ndaj lojtarit kundërshtar si lojtar fundor drejt çasjes për gol, në ndeshjen KF Drita – KF Vllaznia P, e zhvilluar në Gjilan me datë 15.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
2.Ndaj ndimëstrajnerit të KF “Llapi” Jeton Mehmeti me nr ID 001910M85 (motivi -largim nga bankina nga ana e referit për sharje dhe fyerje drejtuar lojtarit vendas me nr 5 Elton Basri në ndeshjen KF Liria – KF Llapi, e zhvilluar në Prizren me datë 15.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
3.Ndaj KF “ Liria” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku në min e 83-të nga ana e shikuesve vendas goditet në shpinë asistenti D.Preniqi me një shishe pvc) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.21 dt. 17.04.2018
Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 10.04.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:
V E N D I M
1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 25-të të Liges se Parë së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Liges se Pare së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për
INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE
1.Ndaj lojtarit të KF “Vitia” Muhamet Huruglica me nr lic 12 dhe nr ID 002767M92 (motivi-largim nga bankina fyerje dhe sharje drejtuar referit kryesor të ndeshjes në ndeshjen KF Vitia – KF Bashkimi (K), e zhvilluar në Viti me datë 15.04.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.
KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.167dt. 10.04.2018

Të tjera
-
Trump deklarohet pas bisedës telefonike me Putinin
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë...
-
Katër persona arrestohen për “Lëndim të rëndë trupor” në Mitrovicën Veri
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprën penale “Lë...
-
Maliqi: Specialja s’është e Kosovës, le të shihet se kujt i jep përgjegjësi e të dihet adresa e rrenës për trafik organesh
Tema e Gjykatës Speciale është kthyer në vëmendje përsëri, pasi Haga mezi ka ...
-
“Unë e lëshova një raport që e mundësoi ardhjen e Thaçit”, flet doktori i Haxhi Thaçit
Adriatik Berisha, doktori i Haxhi Thaçit tashmë i ndjerë, ka treguar në “Fron...
-
Edi Rama e bën për “pesë pare” një nxënës në Berat – kamerat regjistrojnë ligjëratën e tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga zv.kryeministrja Belinda ...
-
Veliu: Është për keqardhje ta mbrosh “liderin” që po e dërgon në theqafje një familje të madhe politike
Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë pa...
-
Hisen Berisha: Gjykata Speciale po i mbivendoset Institucioneve të Kosovës
Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatë...
-
Trumpi e Putini dakordohen për armëpushim në Ukrainë
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ka thënë se presidenti i S...
-
Vetura e FSK-së pëson vetaksident, ka të lënduar
Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar pasditen e ...
-
Krasniqi ngushëllon familjen Thaçi: Le të përpiqemi të mishërojmë vlerat për të cilat ai qëndroi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur ng...
-
CNN: Telefonata Trump-Putin ka shkuar “shumë mirë”
Biseda telefonike e presidentit rus Vladimir Putin me presidentin amerikan Do...
-
Në Shkup tubohen shumë qytetar për nderim të viktimave në Koçan
Në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit po mbahet një tubim qytetar në nder...