-Advertisement-
Vetura e FSK-së pëson vetaksident, ka të lënduar - Infokus
-Advertisement-
Lajme

Vetura e FSK-së pëson vetaksident, ka të lënduar

19:00 | 18 March 2025 Autori: Infokusi

Një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës është vetaksidentuar pasditen e sotme në autostradën “Arbën Xhaferi”.

Lajmin për Gazetën Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha, i cili bëri të ditur se nga aksidenti ka persona të lënduar.

“Rreth orës 16:45 në Autostradën ‘A. Xhaferi’ Prishtinë-Ferizaj, në kilometrin e 9-të është raportuar një aksident trafiku me lëndime, ku është përfshirë një automjet i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili është vetaksidentuar”, tha Hoxha për Gazetën Infokus.

Ai shtoi se policia do të njoftojë me kohë për detajet e tjera sapo të pranohen informacione shtesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Nga: Infokusi
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

më shumë lajme