Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 19:30 | 22 May 2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 22.05.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 33-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj lojtarit të KF “Besa” Florent Papuqi me nr lic 13 dhe nr ID 000162M84 (motivi- fyerje dhe sharje ndaj referit kryesor D.Qaka në min e 47 ku pas largimit me K. të Kuq lojtari bën një gjest të pahijshëm duke pështyrë referin kryesor të ndeshjes KF Besa – KF  Llapi, e zhvilluar në Pejë, më datë 18.05.2018) sipas raportit te personave zyrtar të ndeshjes.

2.Ndaj lojtarit të KF “Prishtina” Debatik Curri me nr lic 6 dhe nr ID 000624M83 (motivi – ndërhyrje e ashpër ndaj lojtarit kundërshtar në min e 32-të në ndeshjen KF Prishtina -KF Besa, e zhvilluar në Pejë me datë 21.05.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj lojtarit të KF “Prishtina” Armend Dallku me nr lic 4 dhe nr ID 000613M83 (motivi – grushtim lojtarin kundërshtarë në min 90+ në ndeshjen KF Prishtina – KF Besa, e zhvilluar në Pejë me datë 21.05.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

4.Ndaj KF  “Vëllaznimi” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes hedhje të gjësendeve në fushë dhe në bankinën mysafire në min 6,45 dhe 90 kurse 14,17 dhe 65 hedhje të mjeteve plasëse ku ishin te vendosur shikuesit mysafirë duhet cekur se këto hedhje kanë ardhur nga muret jashtë stadiumit, kurse në min 90 goditet lojtari zëvendësues me nr 22 i cili pas ndihmës së dhënë dërgohet në spitalin rajonal të Gjakovës si pasojë e saj ndeshja është ndalur 17-20 min për zbrazjen e shikuesve në ndeshjen KF Vëllaznimi – KF Gjilani, e zhvilluar në Gjakovë me datë 19.05.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

5.Ndaj ndihmës trajnerit të KF “Vëllaznimi”, Haxhi Kurhasku (motivi- hyrje në fushë dhe tentim t’i sulmojë lojtarët kundërshtar të cilët ishin në fushë dhe bankinë dhe sjellje jo sportive, i cili ka nxitur situatën edhe më tepër) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

6.Ndaj ndihmës trajnerit të KF “Vëllaznimi” Veton Doli (motivi- hyrje në fushë dhe tentim t’i sulmojë lojtarët kundërshtar të cilët ishin në fushë dhe bankinë dhe sjellje jo sportive, i cili ka nxitur situatën edhe më tepër) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

7.Ndaj KF “Prishtina” (motivi- fyerje dhe sharje nga ana e shikuesve vendas drejtuar organeve të FFK-së si dhe kryetarit të FFK–së në ndeshjen KF Prishtina – KF Drita, e zhvilluar në Pejë me datë 21.05.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

8.Ndaj drejtorit sportiv të KF ”Drenica” Tahir Lushtaku (motivi -largim nga bankina edhe pse nuk ishte zyrtar në këtë ndeshje dhe tentim sulmi ndaj delegatit të ndeshjes, fyerje dhe sharje më banale ku edhe gjatë pushimit mes dy pjesëve vazhdon me fyerje dhe sharje në prani të zyrtarëve të policisë) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

9.Ndaj lojtarit të KF “Gjilani” Gëzim Rusi me nr lic 17 dhe nr ID 000531M94 (motivi- pasi lojtari ishte i lënduar (simulim) kërkon ndihmë nga mjeku dhe së bashku dalin nga fusha ku fillojnë gjuajtjet e para nga shikuesit vendas ai prapë vazhdon në drejtim të tyre ku prapë ata hedhin gjësende në drejtim të tij. Ai më pas kthehet dhe me duartrokitje provokon shikuesit vendas (duartrokitje provokuese) sipas raportit të raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

10.Ndaj lojtarit të KF” Drita” Liridon Leci me nr lic 13 dhe nr ID 000640M85 (motivi-fyerje raciste ndaj lojtarit kundërshtar sipas incizimeve TV në ndeshjen KF Prishtina – KF Drita, e zhvilluar në Peje me datë 21.08.2018) sipas incizimeve TV.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.27 dt. 21.05.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera