Sport

Vendimet e Komisionit të Garave

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 May 2018

Komisioni i Garave i Vala Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Ismet Ahmeti, Isuf Ajeti dhe Sahit Kelmendi, në mbledhjen e mbajtur me datën 15.05.2018, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Vala Superligës për Kampionatin 2017/2018, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll (Kategoria e seniorëve), andaj bazuar në dispozitat e nenit 58 të Propozicioneve, nenit 69-të të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këtë:

V E N D I M 

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 32-të të Vala Superligës së Kosovës në futboll për edicionin 2017/2018 me rezultatet e arritura në fushë.

-Advertisement-

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga Protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve të Vala-Superligës së Kosovës – Kategoria e Seniorëve, Komisioni ka konstatuar se ndeshjet kanë pasur fillim në kohën e paraparë, vlerësuar nga komisioni ndeshjet kishin një rrjedhë dhe ecuri në pajtueshmëri me Propozicionet dhe Rregulloren e Garave, ndërsa për raste të izoluara të disiplinës për sjelljen e lojtarëve, respektivisht për lëshim në organizim në ndeshje, duke u  bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive  dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

INICIM TË PROCEDURËS DISIPLINORE

1.Ndaj KF ’Prishtina” (motivi- për shkak se shikuesit e tyre ne min 38 dhe 90+4 në kor kanë fyer  organet e  FFK-së ku referi ndaloj lojën dhe iu tërhoq vërejtja e shikuesve nga personi zyrtar i ndeshjes në qoftëse vazhdojnë me fyerje do të largohen nga tribuna në ndeshjen KF Liria – KF Prishtina, e zhvilluar në Prizren me datë 11.08.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

2 Ndaj KF “Liria” (motivi- lëshim në orgnizim ku pas shënimit të golit në min 94+  në të mirë të mysafirëve shikuesit e revultuar kanë hedhur shishe Pvc në fushë në ndeshjen KF Liria – KF Prishtina, e zhvilluar në Prizren me datë 11.05.2018) sipas raportit të personave zyrtarë të ndeshjes.

3.Ndaj KF “Drita” (motivi- lëshim në organizimin e ndeshjes ku pas përfundimit të pjesës së parë disa persona konfrontohen me lojtarë dhe shtabin teknik të ekipit mysafirë dhe njëri nga ata ka tentuar ta sulmojë përfaqësuesin zyrtar të KF Trepça’89, Arsim Islami por  falë reagimit me kohë të policisë sulmi mbetet si tentativë në ndeshjen KF Drita – KF Trepça’89, e zhvilluar në Gjilan me datë 11.05.2018) sipas raportit të peronave zyrtarë të ndeshjes.

KËSHILLË JURIDIKË: Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në afatin prej 3 (tri) ditëve, nga dita e pranimit të Vendimit, Organit të shkallës së dytë (Komisionit për ankesa, sipas procedurës së paraparë me Propozicione e Rregullore të FFK-së).
Publikimi bëhet në faqen zyrtare të FFK-së, Ekspedimi me BULETININ ZYRTAR Nr.26 dt. 15.05.2018

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera