“Vendime të dëmshme e antikushtetuese”, PDK: Pushteti rëndoi mirëqenien e qytetarëve dhe funksionimin e shtetit gjatë vitit 2023
Autori: Gazeta inFokus 12:17 | 29 December 2023
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, sot, në një konferencë për media ka thënë se jeta e qytetarëve është vështirësuar në tri vite të Qeverisë Kurti.
“PDK e ka kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike mbi 115 %. Ne kemi propozuar edhe rezoloutë përmes së cilës kemi kërkuar që të rishikohet çmimi i energjisë, që po del të jetë i papërballueshëm për ekonomitë familjare të vendit tonë. PDK ka kundërshtuar edhe rritjen e tatimit në pronë me 100 %, si një tjetër vendim i kësaj shumice që ka rënduar jetën e qytetarëve tanë. Edhe për këtë temë PDK ka propozuar rezolutë dhe aktualisht është në rishikim ligji për tatimin në pronë. Dhe, çështja e tretë për të cilën PDK ka avokuar dhe të cilën ky pushtet e ka kundërshtuar, është heqja e TVSH-së për produktet esenciale ushqimore. Për të gjitha këto është angazhuar PDK, e të gjitha i ka kundërshtuar Lëvizja Vetëvendosje, duke rënduar jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Abelard Tahiri.
Më tej, Tahiri ka thënë se si rrjedhojë e humbjes së shpresës dhe rritjes së kostos së jetesës, në tri vitet e fundit kemi një shifër alarmante të qytetarëve të cilët e kanë lëshuar Kosovën.Tahiri ka përmendur edhe një numër të ligjeve dhe vendimeve që ka nxjerrë shumica parlamentare në Kuvendin e Kosovës, të cilat kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit tonë.
“I kemi dërguar gjashtë ligje dhe tri vendime të shumicës parlamentare për kontestim në Gjykatën Kushtetuese. Deri më tani, për dy ligje kemi marrë përgjigje pozitive nga Gjykata Kushtetuese ndërsa katër ligje dhe tri vendime priten të procedohen në fillim të vitit tjetër”, ka thënë Tahiri.
Kryetari i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri, ka folur edhe për Ligjin e Buxhetit për vitin 2024, i cili, sipas tij, është diskriminues për qytetarët e komunave të cilat nuk udhëhiqen nga partia në pushtet.
“Rreth 50 % e buxhetit për investime të reja kapitale ju është ndarë katër komunave të cilat udhëhiqen nga Vetëvendosje. Ky është diskriminim politik, i papranueshëm, sepse Qeveria duhet të jetë për të gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë ai.
Tahiri ka kritikuar edhe agjendën parlamentare dhe menaxhimin e punës në Kuvend nga shumica parlamentare.
“Agjenda parlamentare është karakterizuar me kaos të plotë. Kanë dështuar me dhjetëra seanca ndërsa herë të tjera, brenda një seance, kanë kaluar mbi 25 ligje. Këtu, vetëm efikasitet nuk ka mundur të ketë. Përkundrazi, kjo e ka dëmtuar jetën parlamentare dhe jetën e qytetarëve tanë”, ka thënë Tahiri.
Në fund të rezymes së tij vjetore, Abelard Tahiri ka përmendur edhe siç tha ai, aferat e mëdha korruptive në të cilat thotë se është përfshirë Qeveria.
“Përmes seancës së jashtëzakonshme kemi kërkuar shkarkimin e bordit të KEK-ut dhe kryeshefit të saj. E dini, rreth 50 kontrata njëburimore, në vlerë prej 76 milionë euro nga kjo korporatë, kanë qenë burim i korrupsionit. Kemi ngritur zërin edhe për keqpërdorimin dhe abuzimin me rezervat shtetërore. Kemi kërkuar shkarkimin e Ministres Hajdari, e cila, edhe pse ka shpenzuar taksat e qytetarëve për blerje të rezervave si gruri, vaji e sheqeri, një pjesë e këtyre mallrave nuk kanë ardhur asnjëherë në vendin tonë. Mbi të gjitha, abuzimet e kësaj Qeverie me taksat e qytetarëve ka qenë angazhimi i një këshilltari si Gani Jakupi, i cili, edhe pse nuk dihet saktë se çfarë detyre ka, e padyshim pa asnjë rezultat pozitiv për Kosovën, paguhet nga 7500 euro në muaj”, ka thënë Abelard Tahiri.
Të tjera
-
Për Ministrinë e Pecit Komuna e vogël e Mamushës më e madhe se krejt Kosova – pse kaq shumë miliona shkuan atje?
Ministria e Bujqësisë ka dhënë miliona euro grante dhe subvencione. Puna me t...
-
Osmani para studentëve në Kanada: Njerëzit e këtij vendi ishin ata që i qëndruan pranë popullit të Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani në një fjalim para studentëve dhe stafit akademik të...
-
Hamza mërgimtarëve në Hannover: Përtej kontributit financiar që e jepni, do të krijojmë kushte që të investoni në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza publikoi një vide...
-
Zemaj: Përdorimi i AKI-së për fabrikimin e lajmeve të rreme është kulmi i goditjes së institucioneve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pas publik...
-
Kurti me Gashin flasin për mbledhjen ndërqeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
Kryeministri Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Ver...
-
Osmani: Fuqi e Kosovës janë partnerët e saj
Presidentja Vjosa Osmani përmes një fjalimi para studentëve dhe stafit akadem...
-
Petkoviq: Kurti vazhdon me militarizim dhe okupim të veriut të Kosovës
Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovë, Petar Petkoviq, në propag...
-
Gazetari i BBC “çmend” Vuçiç, Stephen Sackur në Hard Talk: Serbia e njeh “de facto” Kosovën
I ftuar në Hard Talk të BBC-së, presidenti serb Aleksandar Vuçiç promovoi...
-
Gazetarët Hoxha dhe Qyno paraqiten në SPAK, njihen me masat e sigurisë
Gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno këtë të hënë të 25 nëntorit janë paraqit...
-
Rritet shifra: Shkon në 600 mijë euro shuma e dhënies së granteve nga Peci për të afërmit e pushtetit
Sekretar i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së LDK’së, Egzon Pacolli, ka njof...
-
Shqiptari fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Gjermani
I riu shqiptar, Arianit Besiri ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie në Gje...
-
Rrokulliset një kamion në Doganaj të Kaçanikut, policia jep detaje
Një aksident trafiku ka ndodhur në Doganaj të Kaçanikut ku një kamion është r...