Sport

Vendim “shokues” nga Bayerni pas lëndimit të Neuer (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 21 September 2017
Dëmtimi i Manuel Neuer ka detyruar trajnerin Carlo Ancelotti që të afrojë një portier të ri në radhët e skuadrës së tij, për të përballuar muajt në të cilin gardiani do të jetë pushim.
Mendohej se bavarezët do të kërkonin ndonjë portier i cili është lojtar i lirë, por Ancelotti ka gjetur zgjidhjen brenda klubit, duke kthyer nga pensioni 36-vjeçarin Tom Starke.

Starke kishte mbyllur karrierën në fund të sezonit të kaluar dhe i ishte bashkuar stafit teknik të Ancelottit, duke u bërë përgatitës i portierëve dhe koordinator me stafin e akademisë për këtë rol.

Por kriza pas dëmtimit të Neuer ka shtyrë Ancelottin që të kthejë Starke mes shtyllave përsëri, për të luajtur rolin e portierit të tretë.

Titullar për momentin është Sven Ulraih, ndërsa zëvendësuesi i tij do të jetë 17-vjeçari Kristian Fryhtl.

-Advertisement-

Image result for starke bayern

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera