Sport

Vendim i papritur në Angli vetëm pak orë nga starti Premier League, arbitrat duhet të tregojnë se me cilën skuadër janë tifozë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 16 August 2024

Federata Angleze e Futbollit ka marrë një vendim të papritur vetëm pak orë nga starti i sezonit të ri të Premier League, që do të hapet me sfidën Manchester United-Fulham mbrëmjen e sotme.

Është raportuar se FA i ka kërkuar të gjithë arbitrave të elitës së futbollit anglezë që të tregojnë se me cilën skuadër janë tifozë, në mënyrë që të tregojnë transparencë në ndeshjet që do të gjykojnë.

Ky vendim vjen pas akuzave të shumta që janë bërë në sezonet e kaluara rreth arbitrave britanikë, gabimet e të cilëve shpeshherë janë vënë në dukje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera