Lajme

Vendi përgatitet për pushtimin rus, panik mes popullsisë

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 15 June 2022

Polonia ka qenë në tension që nga fundi i shkurtit të kaluar, kur Rusia njoftoi pushtimin e saj në Ukrainë. Pozicioni gjeografik i vendit, në kufi me Ukrainën, bën që Polonia të jetojë në ankth.

Gjithashtu, që nga shpërthimi i konfliktit, më shumë se tre milionë ukrainas kanë kaluar kufirin dhe janë strehuar në vendin fqinj.

Gjatë më shumë se tre muajve që lufta ka zgjatur, qeveria polake ka furnizuar Ukrainën me të gjitha llojet e armëve. Dhe tani, sipas fjalëve të vetë kryeministrit polak, vendi i tij duhet të përgatitet për luftën, në rast se ajo do të zgjerohet.

-Advertisement-

“Nëse Rusia vendos të sulmojë Poloninë, Kremlini duhet të dijë se ka 40 milionë polakë të gatshëm të marrin armët dhe të mbrojnë atdheun e tyre”, tha Mateusz Morawiecki.

Në të njëjtën kohë, sipas “El Mundo”, kryeministri polak ka paralajmëruar ndërtimin e 314 poligoneve të reja në të gjithë vendin, duke arritur kështu në 2500. Synimi i qeverisë polake është që të gjithë qytetarët të njihen me përdorimin e pistoletës dhe pushkës. “Siç thotë shprehja latine: nëse doni paqe, përgatituni për luftë”, tha Morawiecki.

Fjalët e kryeministrit kanë shkaktuar konfuzion në popullatë dhe në të njëjtën kohë frikë nga një pushtim i mundshëm rus. Po kështu, deklaratat e tij kanë ngjallur kritika, pasi në vend që t’i jepte siguri njerëzve të tij, Morawiecki ka mbjellë panik.

Ndërkaq, ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, ka treguar përforcimin e ushtrisë së tij me formimin dhe vendosjen e dy divizioneve të reja të kombinuara të armëve përgjatë lumit Vistula dhe përveç kësaj, grupi polak i armatimit ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë koreano-jugore Hyundai Rotem për të zhvilluar së bashku tanke dhe blinda, përveç blerjes së tankeve K2 dhe armëve AHS Krab, nga Koreja e Jugut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera