Sport

Vëllezërit që nuk dëshirojnë asnjëherë të zëvendësohen

Autori: Gazeta inFokus 18:25 | 04 September 2017

Taulant dhe Granit Xhaka duan çdo herë të luajnë nga 90 minuta për të ndihmuar skuadrën ose Kombëtaret e tyre.

Mesfushori Granit Xhaka pothuajse ka kopjuar vëllain e tij, Taulantin, gjatë ndeshjes së mbrëmshme të Zvicrës ndaj Letonisë, duke reaguar jo morë në momentin kur është zëvendësuar nga trajneri.

Në minutat e fundit të sfidës, trajneri Vladimir Petkoviç vendosi të zëvendësonte mesfushorin pasi rezultati ishte 3:0 për ta, por mes të dyve kishte një bashkëbisedim mjaft të ndezur para bankës rezervë.

“Asnjë lojtari nuk i pëlqen të dalë nga fusha, as mua. Kishte pak emocione në atë moment, por tani jam në rregull. Ishte paksa e vështirë të qetësohesha në atë moment”, tha Xhaka duke iu referuar bisedës që kishte bërë me trajnerin.

-Advertisement-

“Tani jemi miq përsëri”, tha ai duke qeshur.

Këtu, me sa duket ai ndryshon nga vëllai i madh, Taulanti, i cili “shkëndijën” që filloi me zëvendësimin në ndeshjen kundër Zvicrës, e ktheu me kalimin e kohës në një debat të hapur me ish-trajnerin De Biasi, që kulmoi me largimin e tij nga përfaqësuesja shqiptare. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera