Sport

Vëllaznimi, merr sulmuesin e kombëtares së Luksemburgut?

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 16 October 2017

Vëllaznimi pritet të përforcohet në ditët në vijim me sulmuesin shqiptar, Florik Shala.

Sulmuesi 20 vjeçar që luan në qendër dhe në krahë, ka qenë pjesë e Kombëtares së Luksemburgut për U-19.

Shala që është rritur tek të rinjtë e skuadrës franceze Metz, ka shfaqur interesimin e klubit gjakovar.

-Advertisement-

Lajmin për GazetaOlle.com e konfirmon kryetari i klubit Shkëlzen Gashi.

“Kemi interesim për këtë sulmues dhe do ta shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Gashi.

Vëllaznimi deri më tani ka arritur të tubojë 13 pikë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera