Lajme

Vëllai i zëvendëskryeministrit grushton policin që nuk e la të futet në parking të Ministrisë me veturë private

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 12 June 2018

Deputeti Islam Pacolli, njëherësh vëllai i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli gjatë ditës ka pasur një incident me një polic në parkingun e Ministrisë së Drejtesisë.

Gazeta Fokus nga burime të sigurta ka mësuar së incidenti ka ndodhur për shkak se Pacolli ka insistuar të futet me makinë private në parkingun e Ministrisë së Drejtësisë.

Polici në portë e ka ndaluar dhe i ka shpjeguar se nuk lejohen veturat private. Në bisedë e sipër derisa polici i ka treguar se nuk ka shanse të futet me veturë private, Pacolli e ka sulmuar me grushta dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

-Advertisement-

Lexo edhe: Arrestohet deputeti Islam Pacolli

Sipas të njëjtit burim, polici i sulmuar ka marrë tretman mjekësor pasi ka pësuar lëndime të lehta.

“Për këtë incident është lëshuar një ndalesë për Islam Pacollin. Nuk ka flet arrest por vetëm ndalesë për ta intervistuar për rastin. Para pak çastesh ai është paraqitur në polici dhe është duke u intervistuar”, ka thënë ky burim i policisë për Gazetën Fokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera