“Vëllai i Madh” trondit banorët! Anulimi i televotimit dhe Zarfi i Zi, çfarë do ndodhë në spektaklin e sotëm?

Autori: Gazeta inFokus
14:10 | 14 January 2025
“Vëllai i Madh” tronditi banorët, teksa në shtëpi hyri një tjetër zarf i zi.
Bullizmi, sjellje dhe fjalë të patolerueshme që janë hasur në shtëpi, bënë që nominimi të anulohej, teksa pritet të merren masa ndëshkuese. Cili/ët banor/ë do dënohet/n?
Kujtojmë se një ditë më parë, por dhe gjatë mbrëmjes që lamë pas ka patur debate të shumta mes banorëve.
Gjesti ka pasur një konflikt të fortë me Jozin dhe G-Banin, me këtë të fundit që i ka përmendur edhe anëtarët e familjes së Gjestit, duke i përmendur emrat e nënës dhe motrës së tij, duke shtuar edhe më shumë tension në situatën.
Megjithatë, Gjesti ka reaguar me qetësi ndaj ofendimeve, edhe pasi Jozi i ka hedhur ujë mbi kokë, duke intensifikuar edhe më tej përplasjen. Më pas, G-Bani e ka ndjekur dhe janë “përplasur” kokën më kokë, duke bërë që tensioni të arrinte nivele të reja.
Debate në shtëpi kanë patur dje edhe Livia me Amber, ku është përdorur një fjalor aspak i këndshëm si “zhgarravinë, pornografike”. Gjithashtu Livia ka debatuar edhe me Loredanën.
Amber është nervozuar pasi në banjë kishin vendosur emrin e saj, por ende nuk dihet se kush e ka bërë atë veprim. Gjithashtu Amber ka patur debat edhe me Rozanës, të cilës në një moment i thotë ‘klouni i shtëpisë’, nga ana tjetër këngëtarja i drejtohet “e bukura e shtëpisë ti’.
Gjesti gjithashtu ka patur debat mbrëmë edhe me Xumin. Gerti nga ana tjetër ka patur një debat të ashpër me Bernardin, të cilit i tha “skuth, ti të ha pas shpine. Ti kur të vendos dorën në krah të vret”.

Të tjera
-
Krahasuar me zgjedhjet e para 4 vitesh, mbështetja për Vetëvendosjen e Kurtit ra për rreth 10%
Mbështetësve u premtoi angazhim në “cep më cep” të Kosovës dhe ata i dhanë be...
-
AAK-ja e para në Deçan, koalicioni i Haradinajt me Nismën i merr rreth 50%
Koalicioni i AAK-së me partinë e Fatmir Limajt, Nisma Socialdemokrate, ka arr...
-
Vazhdon gjykimi në Hagë për rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sot do të vazhdojë procesi i gj...
-
Ky është parashikimi i motit për ditën e sotme
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, njofton Meteo Kosova, trans...
-
Numërohen 88% të votave, ky është rezultati nga KQZ
Pas numërimit të më shumë se 88 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje prin...
-
Albin Kurti për opozitën: Hajvana, edhe po të bëhen bashkë “PyDyKy” dhe “LyDyKy” nuk bëjnë sa Lëvizja Vetëvendosje
Kryeministri Albin Kurti ua ka uruar fitoren qindra përkrahësve të Lëvizjes V...
-
“Baba, baba”, Albin Kurti pritet me brohoritje në sheshin e Prishtinës – përçmon PDK’në e LDK’në
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër, Albin K...
-
Stavileci: PDK-ja forca e dytë më e madhe në vend, kemi parë se shumica e qytetarëve ia kanë kthyer shpinën kësaj qeverie
Blerand Stavileci në konferencën e PDK-së, ka thënë se kjo parti është konfir...
-
Qindra përkrahës të VV-së mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në pritje të Albin Kurtit
Qindra përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje janë mbledhur në sheshin Skënderbeu...
-
Kurti iu drejtohet simpatizantëve në ora 24:00 në sheshin “Skenderbeu”
Lëvizja Vetëvendosje ka treguar se Albin Kurti do të iu drejtohet simpatizant...
-
Përgënjeshtrohet lajmi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj KQZ-së
Paparaci raportoi se Prokuroria Speciale ka nisur hetimet ndaj Komisionit Qen...
-
Lumir Abdixhiku i dëshpëruar shpalos të dhënat preliminare: LDK ka marrë 18.14%, LVV 39,88% dhe PDK 21.58%,
Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, ka publikuar të dhënat ...