Lajme

Vëllai i Faton Hajrizit lajmërohet sërish: Ka ardhë te unë në Gjermani, i kam thanë ti nuk ke vend te unë

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 18 July 2024

Vëllai i Faton Hajrizit, Artani është lajmëruar sërish dhe ka treguar se vëllai i tij ka qenë tek ai në Gjermani dy ditë më parë, por ky i fundit nuk e ka pranuar në shtëpi.

Artani thotë se Fatoni nuk ka qëndruar te ai as edhe një ditë, por vetëm 1 orë ka hyrë brenda pas insistimit të tij për të biseduar.

Po ashtu, Artani thotë se i ka thënë vëllait të tij se nuk ka vend në shtëpinë e tij, pasi dëshiron të qëndrojë larg problemeve.

-Advertisement-

“Kam nejt në Polici 6 orë, e kam dhënë krejt deklaratën qysh u kon puna krejt. Pasaportën tem, të Gjermanisë edhe të Kosovës… Fatoni u konë para dy dite në Gjermani se Fatoni rregullisht u kon jashtë shtetit, nuk u konë në Kosovë. Nuk ka banu te une ai. U ardhë te unë para dy dite, këtu nuk ki vend te unë, nuk du me prish familjen, nuk du problem. Ai u ardh në 7 ora në mëngjes dhe i ka msha ziles, e kom pa ata s’ia kom çelë derën, edhe tha veç du me fol diçka me to. Ja kom çelë derën, ka nejtë 1 or këtu, edhe i kom thon prej këtuhit largohu se këtu të kapin policia unë nuk du me pas probleme. Jam një qytetar i thjesht, nuk du me pas probleme. Qe 10 vjet jam këtu, asniherë nuk kam pas probleme. Nuk e di unë për çfarë arsye u shku ai atje. Ai u kon tu nejtë në Spanjë, Austri, Itali e Slloveni gjatë kësaj kohe”, tha ai në Pressing.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera