Lajme

Vëllai i Enver Sekiraqës dyshohet se plagosi mbrëmë dy persona në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:19 | 13 June 2018

Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë. Policia përmes një komunikate për media ka treguar inicialet e personave që dyshohet se kanë tentuar ta kryejnë këtë vrasje. Por, Express mëson nga burimet e saj se njëri nga të arrestuarit është vëllai i Enver Sekiraqës, Naser Sekiraqa.
Policia ka njoftuar përmes një komunikate se me të dalë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar se ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona:

Z. J, mashkull , 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.U, mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar.

-Advertisement-

N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Burime të Gazetës Express tregojnë se njëri nga personat që tentoi të kryente këtë vrasje në qendër të Prishtinës, është Naser Sekiraqa, vëllai i Enver Sekiraqës.

“Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë”, thotë policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera